Thirrja për Grante “Ngjarje Kulturore dhe Krijuese 2025: Festivale, Evente dhe Panaire që pasurojnë Kalendarin Kulturor” nga MEKI

Hapet Thirrja për Grante: Ngjarje Kulturore dhe Krijuese 2025: Festivale, Evente dhe Panaire që pasurojnë Kalendarin Kulturor

📢 Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit hap thirrjen për projekte që synojnë:
✨ Fuqizimin e rolit të skenës së pavarur
✨ Rritjen e cilësisë së krijimtarisë artistike
✨ Promovimin dhe mbështetjen e talenteve të reja
✨ Rrjetëzimin e produktit kulturor shqiptar në tregun e industrisë kreative

📌 Kategoritë e mbështetjes:

🔹 Kategoria I: Ngjarje kulturore të mëdha dhe të qëndrueshme. Evente me impakt kombëtar e ndërkombëtar që promovojnë turizmin kulturor dhe traditën!
🔺Fondi: 2,000,000 – 2,500,000 lekë
📅 Afati: 7 Shkurt 2025, ora 14:00
👤 Kush mund të aplikojë: OJF

🔹 Kategoria II: Ngjarje kulturore që ndihmojnë në zhvillimin e artit lokal. Evente me ndikim të rëndësishëm për komunitetet lokale.
🔺Fondi: 1,000,000 – 2,000,000 lekë
📅 Afati: 7 Shkurt 2025, ora 14:00
👤 Kush mund të aplikojë: OJF

🔹 Kategoria III: Aktivitete kulturore për komunitetin. Evente të vogla që pasurojnë jetën kulturore të një qyteti ose komuniteti të caktuar.
🔺Fondi: 500,000 – 1,000,000 lekë
📅 Afati: 7 Shkurt 2025, ora 14:00
👤 Kush mund të aplikojë: OJF/Individ/Person Fizik

📩 Si të aplikoni:
📍 Dorëzoni aplikimet në:
•Adresën: Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë
•Elektronikisht: kultura@meki.gov.al

📅 Afati për dorëzim: 7 Shkurt 2025, ora 14:00

📣 Sesione informuese:
MEKI do të publikojë në www.meki.gov.al dhe platformat sociale kalendarin e sesioneve informuese për orientimin e aplikantëve.

👉Për më shumë informacion mbi Thirrjen, vizitoni: https://meki.gov.al/thirrje-per-grante-ngjarje-kulturore-dhe-krijuese-festivale-evente-dhe-panaire-qe-pasurojne-kalendarin-kulturor-2025/

Date

02/01/2025 - 07/02/2025
Në zhvillim

Time

08:00 - 14:00

Location

Ministria e Ekonomisë. Kulturës dhe Inovacionit
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart