
THIRRJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE nga QKKF dhe TEATRI I KUKULLAVE
THIRRJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE
QENDRA KOMBËTARE E KULTURËS PËR FËMIJË
DHE TEATRI I KUKULLAVE
QKKF dhe TEATRI I KUKULLAVE njofton të gjithë krijuesit për hapjen e
procedurës së aplikimit për projekte të reja artistike për periudhën janar-dhjetor
2025.
Të gjithë krijuesit (regjisorët, skenaristët, muzikantët, skenografët/ kostumografët,
janë të mirëpritur të sjellin projektet e tyre artistike në kategoritë:
1. Shfaqje teatrale me kukulla për fëmijë +3 vjeç
2. Muzikale me kukulla dhe/ose fëmijë
3. Shfaqje teatrale për moshat junior/adoleshentë për target group-in
10-13 vjeç, 14-16 vjeç
4. Shfaqje teatrale me kukulla/fëmijë për fëmijët me aftësi ndryshe
5. Koncerte/ spektakle muzikore dedikuar 1 Qershorit, festave të Nëntorit
dhe Festave të Fundvitit
Dosja e projektit duhet të përmbajë:
• Skenarin e plotë
• Konceptin regjisorial
• Skicat e skenografisë së shfaqjes (për shfaqjet me skenografi)
• Skicat e kukullave (për shfaqjet me kukulla)
• Kostumografia
• Preventivi (i ndarë sipas zërave)
• CV e secilit prej krijuesve
VËMENDJE!
– Aplikanti duhet të mbajë përgjegjësi për origjinalitetin e projektit në lidhje me të
drejtat e autorit.
– Projektet mund të dorëzohen në zarf të mbyllur, si dhe në formë elektronike:
info@qkkf.gov.al
Afatet e dorëzimit të projektit:
20 Janar – 28 Shkurt 2025
Për dorëzimim fizik: nga e marta në të premte, ora 10:00-13:00 pranë Recepsionit
të Teatrit të Kukullave, Sheshi “Austria, Tiranë”.
Ju presim!
