
Tour Guide – Historia e Artit me Albi Yzo te Qendra “Dua” Tiranë
🎨✨ Kërkoni aventurë dhe njohje të thellë mbi historinë e artit? 🗺️🔍 Bashkohuni në këtë udhëtim unik për sesionin e ardhshëm të Trajnimit të Guidave turistike me tematikë, Historia e artit, drejtuar nga trajneri ynë, Albi YZO! 🖼️🌍
Mentori ynë z. Albi YZO është një ekspert i njohur i artit pamor dhe një artist vizual, do t’ju udhëheqë në një rrugëtim të veçantë. I diplomuar pranë Universitetit të Arteve, Tiranë dhe me një përvojë të pasur në mësimdhënie, Albi ka një pasion të pashuar për të ndarë njohuritë dhe dashurinë për artin me të tjerët.🤝
📅 Data: 13 Shkurt, ora 18:30, në ambientet e Qendrës Dua.
🔍 Çfarë do të mësoni?
🔸 Zbuloni sekretet e artit pamor dhe historinë e artit në një udhëtim të paharrueshëm.
🔸 Nxirrni thelbin e pikturave dhe skulpturave të një vendi, duke kuptuar kontekstin kulturor dhe historik.
🔸 Mësoni mbi detajet e fshehura dhe simbolet e pashpjegueshme që gjenden nëpër galeri dhe objekte arti.
🔸 Njihuni me artistët e shquar dhe krijimtarinë e tyre, duke krijuar një lidhje thelbësore me pasurinë artistike të destinacionit.
