
VR “Monsieur Vincent” dhe “Planet ∞” te “Kub France Tirana”
🟦Rikthehemi me dy eksperienca të reja të realitetit virtual në KubFranceTirana! 🇫🇷
🎨”Monsieur Vincent” – Për të gjithë ju që u mahnitët nga eksperienca e parë e Van Gogh-ut, sjellim një version të zgjeruar që eksploron më thellë botën e tij. Nëpërmjet syve të Marguerite Gachet, vajzës së mjekut të tij, do të udhëtoni në një aventurë kromatike: nga e verdha e ndezur e Provansës, te të kuqet dhe jeshilet e kafeneve përgjatë lumit Rhône, deri te qielli i tij i famshëm me yje.🖼🌌
🌏 “Planet ∞” – Një udhëtim i pazakontë në 360⁰ që na çon në një të ardhme ku natyra ka rimarrë kontrollin e planetit. Një eksperiencë unike që do t’ju bëjë të shihni ndryshe botën e insekteve, kërpudhave dhe krijesave detare.🐞🍄🐟
🗓 Na vizitoni për të zbuluar këto eksperienca magjike!
📍Piramida e Tiranës
